Reagon këshilltari i Besnik Bilsimit: Postimi ku Rama u quajt pro-serb u shpërnda gabimisht

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar pas shpërndarjes së postimit nga shefi i tij, në të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama cilësohej si pro-serb. Ai ka thënë se postimi është shpërndarë gabimisht.
“Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes. Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim.”, ka thënë Kadiu.
Tutje ai i ka cilësuar si të mira marrëdhëniet mes Kosovës dh Shqipërisë.
“Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë. Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë.”, ka thënë ai
Portali rtv21.tv ka provuar të kontaktojë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe me  zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun mirepo të njëjtit nuk janë përgjigjur ./21Media

Back to top button