Reagon KMDLNj, thotë se në veri nuk po ndalet rryma

Këshillimi i Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pasi në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.
KMDLNj vlerëson se është duke u bërë mashtrim me qytetarët duke u ndalur rrymën për më shumë se gjashtë orë.
Në reagim thuhet se të gjithë konsumatorëve po iu ndalet rryma, në përjashtim të atyre në veri.
“Me datë 22 dhjetor 2021 nga distributori KESCO iu janë dërguar mesazhe telefonike konsumatorëve të Prishtinës dhe sigurisht edhe të gjithë konsumatorëve në Kosovë, përjashtuar komunat në Veri të Kosovës, se : “ për shkak të krizes energjetike dhe sipas udhëzimeve të KOSTT ( kusar shumëvjeçar i plaçkitjes së xhepit të konsumatotit për energjinë e shpenzuar dhe bëmirës dorëlirë për konsumatorët serb në Veri të Kosovës të cilët as nuk e dinë si duket fatura për rrymën e shpenzuar ), do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara. Këto masa kufizuese, sipas kusarëve të KESCO do të nisnin të zbatoheshin nga data 23 .12. 2021 në ndërkohë që atë ditë dhe ditë më parë kishte kufizime të rrepta që zgjasnin deri në 6 orë kurse, në disa lagje kufizimet zgjasin edhe sot e kësaj dite. Arsyetimi i kusarëve të KESCO është stereotip dhe përsëritje të cilës askush nuk i beson përveç tyre dhe ministres fatkeqe, Artane Rizvanolli”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj tutje ka theksuar se si ndodhi që në të njëjtën kohë ka prishje të mëdha në trafot si dhe ku e gjetën kohën kur në acarin më të madh këtë vit të punojnë në riparimin e rrjetit?!
“Përveç se në mënyrë të pamoralshme po na i zbrazin xhepat për fatura të fryera si dhe për të blerë ilaçe nga ftohjet dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore shkaku se nuk po kemi mundësi “ ta shfrytëzojmë komoditetin e nxemjes, me paratë tona ndonës thuaja 100% të konsumatorëve janë pagues të rregullt të faturave “, nga ata që kanë përgjegjësi konkrete po dërgohen këshilla moralizuese për veprime krejtësisht të pamoralshme! Nëse kusarët e KESCO për një vonesë 30 minutëshe të shkyqin nga rrjeti i furnizimit, atëherë me çfarë të drejta kërkojnë nga ne të mërdhijmë ndërsa veriorët, si pjesë e “ popullit hyjnor “, shpenzojnë energji elektrike sa të duan dhe si të duan , pa e pësuar asnjë pasojë!”, thuhet në reagimin e KMDLNj.
Sipas, KMDLNj-së qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij diskriminimi./21Media

Back to top button