Reagon ministrja Hajdari, fton Policinë dhe Prokurorinë që të nisin hetime për Klan Kosovën

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka reaguar pasi që minisria që ajo drejton i ka refuzuar ankesën Klan Kosovës.

Hajdari ka thënë se për sa i përket vendimmarrjes në kuadër të MINT, procedimi i rastit Klan Kosova ka përfunduar, derisa ka ftuar Policinë dhe Prokurorinë që të nisin hetime.

I ftoj Policinë e Kosovës dhe prokurorët kompetentë, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për të hetuar, deri në fund, shkeljet ligjore të kryera nga ana e këtij biznesi, si dhe nga ana e disa zyrtarëve të ARBK, për të cilat shkelje ligjore kjo Ministri ka parashtruar kallëzim penal para disa javësh”, ka shkruar Hajdari.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka refuzuar ankesën e “KlanKosovës” për vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për këtë television.Sipas njoftimit se tash pala ankuese mund të parashtrojë padi në gjykatë, pasi rasti është mbyllur brenda Ministrisë./21Media

Back to top button