Reagon Nait Hasani: Refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Nait Hasani ka reaguar psi gjatë procesit të rinumërimit të disa vendvotimeve atij i janë larguar deri më tani 3 mijë e 414 vota.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se procesi i shtimit të votave ka shkaktuar cenim të rëndë të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe manipulim të emrit të tij.
“Me atë që pash në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik”, ka shkruar Hasani.
Ai i ka thënë se refuzon çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarëve.
“Unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit. Nuk kam hyrë në politikë për të fituar me mashtrime, por për të fituar me besim. Nuk kam nevojë për vota të vjedhura, sepse respektoj votën e ndershme më shumë se çdo rezultat”, ka shkruar Hasani./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?