Reagon Oda e Përmbaruesve Privat…

Kërkojnë nga MD-ja ta shfuqizojë udhëzim administrativ për ulje të tarifave
Oda e Përmbaruesve Privat po e kundërshton udhëzimin administrative për zbritjen në 40% të tarifave të përmbarimit privat. Madje, kjo odë po paralajmëron edhe ballafaqimin e këtij udhëzimi me procedura gjyqësore, pasi e konsiderojnë të dëmshëm dhe me pasoja qoftë për personat që janë të punësuar te këto zyra përmbarimore, po ashtu edhe për palët e dëmtuara. Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, kërkon nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që sa më parë ta shfuqizojë këtë udhëzim administrativ./21Media

Back to top button