Reagon Orav: Ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka reaguar ndaj deklaratave të qeverisë në detyrë në lidhje me vendimin e Supremes për arkat fiskale.
Ai ka thënë se sulmet ndaj sistemit gjyqësor janë të papranueshme.
“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.
Gjykata Supreme dje ka njoftuar se ka shfuqizuar udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale. E një gjë e tillë nuk u prit mirë nga Qeveria në Detyrë, duke e quajtur këtë vendim arbitrar.
Pas kësaj ka reaguar Gjykata Supreme duke i cilësuar deklaratat e Qeverisë në Detyrë si ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit./21Media
The EU Heads of Missions discussed the situation after the Supreme Court decision. Attacks against individual judges and political interference into judiciary are inacceptable. https://t.co/BXj2XAig3i
— Aivo Orav (@AivoOrav) July 16, 2025
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?