Real Madrid-Barcelona, formacionet zyrtare të finales së Superkupës

Në “King Fahd International Stadium” në Arabi sonte do të zhvillohet ballafaqimi i madh ndërmjet Barcelonës dhe Real Madririt.
Të dy skuadrat do të kërkojnë të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2023 dhe interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.
Përballë Barcelonës së kompletuar, Reali vjen me tri mungesa të rëndësishne. Luca, Alaba dhe Tchoumani nuk janë në dispozicion të Carlo Ancelotti për këtë sfidë.
Ndeshja starton nga ora 20:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Real Madrid Courtous, Carvajal, Militao, Kros, Benzema, Modric, Camavinga, Valverde, Vinicius, Rudiger, Mendy.
Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Sergio, Dembele, Pedri, Lewandowski, Christensen, De Jong, Kounde, Balde, Gavi.

Back to top button