Real Madrid merr vendimin final për Mbappe

Real Madrid nuk është në bisedime me Paris Saint-Germain për sulmuesin Kylian Mbappe, sipas gazetës Marca.

Sipas burimit, tani kjo marrëveshje nuk është përfshirë në planet e klubit “mbretëror”. Kostoja totale e transferimit të sulmuesit 24-vjeçar francez llogaritet në 400 milionë euro.

Më herët u bë e ditur se Mbappe ka refuzuar të rinovojë kontratën, është deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Në sezonin e fundit të kampionatit të Francës, sulmuesi luajti 34 ndeshje, shënoi 29 gola dhe dha pesë asistime.

Back to top button