Real Madrid mposht Alavesin
Futbollistët e Real Madridit shënuan sonte fitore si mysafirë kundër Deportivo Alaves me rezultat 4:1 në xhiron e parë të La Ligës spanjolle.
Edhe pse duket se fitoi lehtë, nuk ishte ashtu, veçanërisht në pjesën e parë në të cilën nuk pati gola.
Karim Benzema u sigurua që të mos kishte asnjë dramë të panevojshme, dhe me ndihmën e Eden Hazard, ai shënoi në minutën e 48-të për epërsinë 1:0.
Tetë minuta më vonë Nacho Fernandez, pas asistimit të Modriq, shënoi për 2:0, ndërsa Karim Benzema në minutën 62 shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të tretin për ekipin e Carlo Ancelottit.
Deportivo Alaves zvogëloi disavantazhin në minutën e 65 -të me golin e Joselu nga penalltia. Në minutën e dytë të kohës shtesë, Vinicius shënoi për rezultatin përfundimtar 4:1.
Të shtunën në mbrëmje, një ndeshje tjetër u luajt në të njëjtën kohë, dhe Osasuna dhe Espanyol luajtën pa gola.