Real Madrid pret Elche në La Liga

Real Madrid rikthehet në aksion në La Liga me një përballje në shtëpi ndaj Elche në stadiumin Santiago Bernabeu, në një ndeshje të rëndësishme për garën e titullit.
Skuadra madrilene vjen në këtë ndeshje me moral të lartë pas një fitoreje bindëse në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Cityt, duke synuar ta vazhdojë formën e mirë edhe në kampionat. Derisa “Los Blancos” po përpiqen të mbajnë ritmin me rivalët për titull dhe tri pikët ndaj Elches konsiderohen shumë të rëndësishme.
Nga ana tjetër, Elche udhëton drejt Madridit me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv, pasi skuadra ndodhet pranë zonës së rrezikshme të tabelës dhe çdo pikë ka vlerë në luftën për mbijetesë.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Lunin – Carvajal, Asencio, Huijsen, Fran García – Camavinga, Manuel Ángel, Thiago Pitarch – Arda Güler – Gonzalo García, Vinícius Júnior.
Elche: Dituro – Chust, Affengruber, Pétrot, Josan, Aguado – Villar, Febas, Neto – André Silva, Rafa Mir.
Real Madrid hyn në këtë duel si favorit, duke pasur edhe një histori shumë pozitive në përballjet direkte ndaj Elches. Megjithatë, skuadra mysafire shpreson të befasojë dhe të marrë pikë të vlefshme në një nga transfertat më të vështira të sezonit.
Ndeshja do të zhvillohet sonte më 14 mars 2026, me fillim nga ora 21:00.