Real Madrid shënjestron yllin e Chelseas

Mbrojtësi i krahut të Chelseat, Reece James po regjistrohet në radarin e rekrutimit të Real Madridit, raporton The Mirror.
Reprezentuesi anglez vazhdon të bie në sy në Stamford Bridge, ndërkohë që bëhet lojtar i rregullt në skuadrat e Anglisë.
E tani kërkohet nga ish-trajneri i Bluve, Carlo Ancelotti në Santiago Bernabeu.
Ende nuk ka diçka më konkrete sa i përket një transfeir të mundshëm të yllit të Chelseas.
Në fund të sezonit, Real Madridi do të ketë largime, si ai i Marcelos, të cilit i mbaron kontrata dhe i Vallejos, i cili mezi llogaritet për Carlo Ancelottin.
Kjo do të linte Mendy, Alaba, Nacho, Militao, Carvajal dhe Lucas si lojtarët e vetëm pas. Skuadra e bardhë do të ketë nevojë për një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë. /21Media

Back to top button