Real Madrid zyrtarizon Xabi Alonson si kryetrajner të skuadrës
Klubi i futbollit Real Madrid ka zyrtarizuar spanjollin Xabi Alonso si kryetrajner të skuadrës madrilene, duke bërë një rikthim sensacional te “Los Blancos”, por këtë herë si trajner.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga klubi, duke njoftuar se Alonso do të nënshkruaj për tre vite.
Në deklaratën zyrtare Real Madrid tha se Alonso është një nga legjendat më të mëdha të klubit, duke luajtur në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014.
“Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.Xabi Alonso është gjithashtu një legjendë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin fitoi 1 Kupë Bote (2010) dhe 2 Kampionate Evropiane (2008 dhe 2012), në 113 ndeshje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e klubit.