Real Madridi, kampion i La Liga-së për herën e 35-të në histori të klubit

Real Madridi sot ka shënuar fitore ndaj Espanyolit me rezultat 4-0 në “Santiago Bernabeu” .
Ndeshja e realizuar ishte në kuadër të javës së 34-të në La Liga, triumf që i siguroi titullin e kampionit.
Mbretërit tashmë janë kampion të Spanjës, që për ta është hera e 35-të në histori të klubit.
Trajneri Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë që fiton pesë tituj kampioni në pesë ligat më të forta evropiane./21Media

Back to top button