Real Madridi në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës pasi e ka mposhtur Velencian pas ekzekutimit të penalltive.
Pas 90 minutave të rregullta rezultati ishte i barabartë 1-1. Reali kaloi në epërsi në minutën e 39’ kur Karim Benzema realizoi nga penalltia, por me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 46’, Lino barazoi rezultatin.
Me këtë rezultat përfundoi ndeshje dhe skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Pas gjysmë ore lojë, asnjë gol nuk u realizuar dhe ishin penalltitë ato që e vendosën finalistin.
Nga 11 metërshat më të saktë ishin “Los Blancos” që fituan me rezultat 4-2.
Në finale Reali do të ballafaqohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Barcelonës dhe Real Betisit.

Back to top button