Real Sociedad i siguron shërbimet e Kubos

21-vjeçari, Takefusa Kubo do të nënshkruajë një marrëveshje të përhershme me Real Sociedad pasi nuk arriti të bëjë një paraqitje të vetme për Merengue.
Nga Antonio Vazquez – Real Madrid do të shesë të riun japonez Kubo te rivalët e La Ligas.
Kubo kalon në San Sebastian në një marrëveshje me vlerë 6.5 milionë euro (5.5 milionë £/6.5 milionë dollarë), ndërsa Madridi mban një pjesë të të drejtave të lojtarit.
21 vjeçari, vlerësohet shumë në Spanjë, por i kishte të vështira për t’u gjetur mundësi për ekipin e parë në mesin e skuadrës plot yje të Madridit.
Ai tani do të kërkojë të paraqitet në baza më të rregullta për Sociedad, i cili do të jetë aktiv si në Primera Division ashtu edhe në Europa League gjatë periudhës 2022-2023./21Media

Back to top button