​Reali dhe Valencia përballen në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës

Valencia udhëton në Arabinë Saudite për të luajtur kundër Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.
Valencia e fitoi këtë garë për herë të fundit në vitin 1999, kur mposhti Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Trajneri Gennaro Gattuso pritet të përdor formacionin e tij më të fortë pas humbjes ndaj Cádiz në Mestalla të premten e kaluar.
André Almeida ka shumë të ngjarë të jetë në sulm përpara Ilaix Kouroumas, ndërsa Justin Cluivert ose mbrojtësi i krahut Toni Lato pritet të bashkohen me Edinson Cavanin dhe Samuel Lino në vijën e sulmuesve.
Nico González mungon për shkak të një lëndimi.
Carlo Ancelotti nga ana tjetër pritet të bëjë disa ndryshime në skuadrën që humbi 2-1 kundër Villarrealit në La Liga gjatë fundjavës. Federico Valverde me shumë gjasa do të zhvendoset në mesfushë për të zënë vendin e të dëmtuarit Aurélien Tchouaméni, duke i dhënë mundësi Rodrygos të luajë në krahun e djathtë.
Formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton nga ora 20:00:
Real Madrid: Courtois, Vazquez, Rudiger, Militao, Mendy, Kroos, Valverde, Modric, Rodrygo, Vinicius, Benzema.
Valencia: Mamardashvili, Thierry, Diakhaby, Comert, Gaya, Guillamon, Yunus, Almeida, Kluivert, Lino, Cavani.

Back to top button