Reali fiton ndaj Valladolidit

Në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga, Real Madridi ka regjistruar një fitore të thëllë ndaj Valladolidit të cilin e ka mposhtur me rezultat 6-0.

Ishte sulmuesi francez Karim Benzema që shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar tre gola, madje vetëm brenda shtatë minutave në pjesën e parë. Fituesi i Topit të Artë realizo në minutat 29’, 32’ dhe 36’.

Golat e Benzemas u paraprinë nga ai i Rodrygos në minutën e 23’ si dhe u pasuan nga ai u Marco Asensios në të 73-tën dhe i Lucas në të 90-tën.

Skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti mbetet në vendin e dytë me 59 pikë, 12 më pak se Barcelona që është liderë e pakontestueshme e La Ligas.

Back to top button