Reali fiton trofeun e Ligës së Kampionëve për herën e 15-të
Real Madridi e ka fituar trofeun e 15-të të garës më të çmuar për klube në Evropë.
Të shtunën në “Wembleyn” ikonik, madrilenët fituan në finalen e nëntë rresht nga po aq sa i kanë zhvilluar që kur gara mori emrin Liga e Kampionëve.
Real Madridi mposhti Dortmundin me rezultatin 2:0, me dy gola të realizuar në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë, Dortmundi shfaqi më shumë lojë por nuk shënoi gol.
Me të nisur pjesa e dytë, madrilenët shfaqën fytyrë tjetër dhe arritën t’i shënonin dy gola.
Dani Carvajal në minutën e 74-t e shënoi golin e parë me kokë pas harkimit të Toni Kroosit, ndërsa Vinicius Junior me asistim të Jude Bellinghamit, e vendosi rezultatin final të takimit.
Nicklas Fullkrug shënoi për Dortmundin në minutën e 85-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Fullkrug e qëlloi edhe shtyllën në pjesën e parë.
Për Real Madridin kompletohet një tjetër edicion i suksesshëm, pas triumfit në La Liga për herën e 36-të.