Reali i rikthehet fitores në La Liga, mposht Espanyolin

Real Madridi i është rikthyer fitores në La Liga, pas dy barazimeve radhazi kundër Real Betisit dhe Atletico Madridit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur 3:1 skuadrën e Espanyolit.
Golat nga Vinicius Junior (minuta e 22’), Eder Militao (minuta e 39’) dhe Marco Asensio (minuta e 90+3’) i siguruan fitoren sot Realit, kurse golin e nderit për Espanyolin e shënoi Joselu në minutën e 8’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Reali zvogëlon diferencën me Barcelonën në gjashtë pikë, ku ngjitet në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, krahas Espanyolit që ka 27 pikë në vendin e 13.
Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Realit.

Back to top button