Reali mposht Valencian, i afrohet Barcelonës me pikë

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Real Madridit dhe Valencias, ku pikët e plota i takojnë kampionit evropian.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur Valencian me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Marcos Asensio, i cili kaloi Realin në epërsi me një super gol në minutën e 52’.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili vulosi fitoren e Realit me rezultat 2:0 në minutën e 54’, vetëm dy minuta më vonë se goli i parë i Asensios.
Me këtë fitore, Reali e zë vendin e dytë në tabelë me 45 pikë, ku i afrohet Barcelonës në vetëm pesë pikë, ndërsa Valencia pozicionohet në vendin e 14 në tabelë me 20 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Real Madridit.

Back to top button