Reali në disavantazh kundër Leipzigut, Benfica po e turpëron Juventusin

Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Skuadra e Benficas është duke e turpëruar Juventusin, ku po e mposht me rezultat 3:1 si vendas, kështu duke e çuar sa më afër eliminimit nga kjo garë
Po ashtu, në epërsi është edhe skuadra e RB Leipzigut, e cila po avancon 2:1 kundër kampionit aktual evropian, Real Madrid.
Ndërkaq në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Maccabi Haifas deri tani janë shënuar plot pesë gola, ku kampioni francez është në avantazh prej 4:1.
Më poshtë i gjeni rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve.
Benfica 3:1 Juventus
Celtic 1:0 Shakhtar Donetsk
Dinamo Zagreb 0:1 Milan
Dortmund 0:0 Manchester City
Paris Saint-Germain 4:1 Maccabi Haifa
RB Leipzig 2:1 Real Madrid.

Back to top button