Reali reagon për shortin ndaj Atleticos

Është hedhur shorti për dy ndeshjet gjysmëfinaliste në Champions League

Në ndeshjen e  parë të kësaj faze gjysmëfinaliste do të përballen skuadrat nga Spanja: Real Madrid dhe Atletico Madrid. Lidhur me këtë përballje menjëherë kanë reaguar ”Mbretërit”, të cilët nuk e kanë kosnideruar të lehtë këtë kundërshtar.

Përfaqësuesi i Realit, Emilio Butragueno tha se në ndeshjen e parë do të luajnë mirë pasiqë e njohin kundërshtarin. “Kjo është hera e katërt me radhë që përballemi me ta. Në ndeshjen e parë duhet të luajmë mirë sepse e dimë se Atletico Madridi është shumë e papërshtatshme si vendas. Kanë mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë për dy ekipet”, tha Butragueno.

Ai më tutje tha se do të luajnë pë finale dhe se në futboll ndodhin gjëra të paparashikueshme.

“Ne do të luajmë për finale. Le të themi që është gara jonë e pëlqyer dhe do të tentojmë të luajmë në nivelin më të lartë për t’i bërë të lumtur fansat. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ky është futbolli, çdo gjë është e paparashikueshme”, tha më tutje përfaqësuesi i Real Madridit.

Ndërkaq, ndeshja e dytë e fazës së gjysmëfinales në Champions do të zhvillohet ndërmjet Monaco-s dhe Juventusit./21Media

Back to top button