Reali shikon nga Interi për pasuesin e Benzemas

Lagimi i Karim Benzemas ka lënë hapësirë të madhe te Real Madridi dhe kërkimet për ta gjetur pasuesin e tij po vazhdojnë nga gjiganti spanjolle.

Shumë emra janë përmendur në javët e fundit, por deri më tani ende nuk ka pasur lëvizje konkretet nga presidenti i Realit, Florentino Perez.

Sipas “Daily Mail”, së fundi, në listën e “Los Blancos” është futur bomberi i Interit Lautaro Martinez për të cilin ata duhet të paguajnë së paku 80 milionë euro.

Martinez thuhet se konsiderohet nga Real Madridi si një nga kandidatët kryesorë për të pasuar sulmuesin francez, megjithatë, ata do të duhet të konkurrojnë me Chelsean për nënshkrimin e tij.

Harry Kane, Jude Bellingham dhe Victor Osimhen janë emrat tjerë në listën e ngushtë të Real Madridit.

Back to top button