Realizohet një ndërhyrjet më komplekse në Kardiolgjinë e QKUK-së, shpëtohet jeta e 75 vjeçarit

Stafi profesional i shëndetësisë së QKUK-së i ka shpëtuar jetën një 75 vjeçari, duke bërë një nga ndërhyrjet komplekse në fushën e Kardiologjisë Inovazive.
Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) përmes një postimi.
“Stentimi i kryer në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është trajtuar me sukses stentimi i LM-LAD tek pacienti 75 vjeç, dhe kjo paraqet një nga ndërhyrjet më komplekse në fushën e Kardiologjisë Invazive.Trajtimi i tillë bëhet vetëm në qendrat e njohura të kardiologjisë invazive në botë.”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht bëhet e ditur se pacienti kishte ardhur në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, pasi kishte pësuar infarkt akut të miokardit, gjendje pas implantimit të CRT, Cardiomyopathy Dilatativa, Insuficiencë e avancuar kardiake, si dhe sëmundje të sheqerit.