Reçica kërkon miratimin e projektligjit për pushimin e lehonisë

Risi për këtë projektligj është pushimi prindëror i babait

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar të mirahtohet projektligji për Pushimin e Lehonnisë dhe Prindëror.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale vitin e kaluar ka hartuar Koncept-Dokumentin për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës nga i cili kanë buruar dy projektligje, ai i Punës dhe projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror. Projektligji i Punës është miratuar nga Qeveria kurse ai për pushimin e lehonisë dhe prindëror ende është në procedurë miratimi.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kërkova nga kabineti qeveritar që ta miratojmë sa më parë këtë projektligj ngaqë nëse ai nuk aprovohet, çështja e trajtimit të lehonave mbetet e parregulluar dhe si rrjedhojë na shkakton probleme në të ardhmen.

Rritja e mirëqenies së nënave lehonë dhe e të posalindurve është e domosdoshme!”, ka shkruar Reçica në Facebook.

Minstri Reçica konsulltimet publike për Projektligjin për Pushimin e Lehonisë i ka lansuar në muajin tetor të vitit të kaluar. Risi për këtë projektligj është pushimi prindëror i babait, me 10 ditë me pagesë./21Media

Back to top button