Reçica tregon se kur do të dërgohet në parlament projektligji punës dhe i pushimit të lehonisë

 

Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Këshu bëri të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kam filluar të ndërmarr si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”, shkroi ai në Facebook

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020./21Media

Back to top button