Redaktori i RTV21 Bahtir Cakolli nderohet me mirënjohje nga Kryqi i Kuq në Kamenicë

Redaktori i RTV21, Bahtir Cakolli, është nderuar me mirënjohje nga Kryqi i Kuq – dega në Kamenicë, për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e vazhdueshëm humanitar. Sekretari i Kryqit të Kuq në Kamenicë, Rexhep Morina, vlerësoi angazhimin e Cakollit në pasqyrimin e gjendjes reale të familjeve në nevojë dhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare në terren.

“Për shkak të kontributit të dhënë duke shpërndarë ndihma në të gjitha familjet që i ke prezantuar nëpër terren Kryqi i Kuq edhe e ke pasqyruar gjendjen në të gjitha familjet në Kamenicë “, tha ai gjatë dorëzimit të mirënjohjes./21Media

Back to top button