Reeker ia kujton BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

 
Ndihmës Sekretari i Përkohshëm i Shtetit, për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker gjatë fjalës së tij në Forumin e Prespërs për Dialog që po mbahet në Ohër tha se një tjetër vend ku BE -ja mund të mbështesë qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë është liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Pas vërtetimeve të përsëritura nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian se Kosova arriti të gjitha parakushtet për udhëtimin pa viza në zonën Shengen, duke mohuar liberalizimin e vizave të Kosovës, në krye e mohimit më të madh të Kosovës për një perspektivë të dukshme të BE-së, nxit për reforma si dhe motivimin për t’iu qasur dialogut Kosovë-Serbi me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, tha Reeker.
Forumi i Prespës, është një platformë e krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar vendet, udhëheqësit, organizatat dhe qytetarët e Ballkanit Perendimor, të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe të forcojnë partneritetet./21Media

Back to top button