Referendumi mund t’i sigurojë Erdoganit pushtet deri në vitin 2029

Rezultati i këtij referendumi mund të ketë ndikim të gjerë në të gjitha aspektet e së ardhmes të shtetit të Turqisë

Qytetarët e Turqisë të dielën do të votojnë në referendumin, i cili synon zgjerimin e kompetencave për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, por siç transmeton AFP, rezultati i këtij referendumi mund të ketë ndikim të gjerë në të gjitha aspektet e së ardhmes të shtetit dhe t’i sigurojë Erdoganit edhe 12 vjet pushtet.

Referendumi mbahet 94 vjet pasi që Kemal Ataturk themeloi Turqinë moderne, ndërsa mund të ndryshojë marrëdhëniet me Perëndimin, bisedat paqësore me kurdët dhe proceset brenda shtetit.

Back to top button