Refuzimi i dërgimit të FSK-së në veri, Quni: Nëse ka agresion ky zotim e humbë peshën

(Lajm i përditësuar )


Refuzimi i dërgimit të FSK-së në veri, Quni: Nëse ka agresion ky zotim e humbë peshën

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në debatin zgjedhor në RTV21, në lidhje me ndalimin e shkuarjes së FSK-së në veri ai ka thënë se nëse bëhet ndonjë agresion FSK mund të humbë peshën e këtij zotimi për sigurinë e qytetarëve.

“Nëse bëhet një agresion dhe nuk reagojnë forcat e KFOR-it atëherë aj zotim e humbë peshën, ne duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet që të sigurojm qytetarët dhe territorin. Tashmë po flasim për një realitet ditët e para kur e kam pranuar detyrën e ministrit më është prezantuar letra e kam parë përmbajtjen e letrës edhe është kërkuar nga unë dhe autoritetet e KFOR-it që t’i përmbahen, por parallel me këtë kërkesë kemi fillu mi ngritë planet dhe programet se si mundeni me siguru që edhe pjesëtarët e FSK-së me vepru në pjesë veriore. Është folur për një ambient ku supozohet që pjesëtarët e FSK-së munden me u përballë me një koeficient të lartë të rrezikshmërisë”, tha Quni. /21Media

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në debatin zgjedhor në RTV21, ka thënë se ndërtimi i kapaciteteve të Kosovës për ushtrinë, policinë dhe forcat krijon një parakusht të mirë në rastet e konflikteve dhe agresionit total.

“Nëse i ndërton kapacitetet tona e krijon një parakusht shumë të mirë që forcat, policia, ushtria të kanë municion të mjaftueshëm gjatë përgaditjeve, stërvitjeve por edhe nëse vjen deri tek ndonjë konflikt të përmasave të vogla apo deri tek agresioni total. Gjithë ekspertët janë të vetëdijëshëm dhe nuk do të duhej shumë me pasë njohuri ushtarake për këtë punë që është mirë me pasë burimet, jo vetëm për municion por edhe për armatim të ndryshëm edhe për mjete taktike, mi siguru rezervat me karburante dhe ushqim, për mjekim dhe strehim etj. /21Media


Quni: Është e pa arsyeshme të trajtohet tema e NATO-së për nevoja të fushatës

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në debatin zgjedhor në RTV21, ka thënë se tema e NATO-së në Kosovë është e pa arsyeshme të trajtohet për nevoja të fushatës dhe popullizmit.

Ndërkaq tutje ai për sigurinë thotë se kur bëhet temë e diskutimit tek NATO, njëra ndër gjërat që do të kërkohej sipas tij është epilogu i raporteve të Kosovës me Serbinë.

“Tani qdo qeveri do të duhej të fokusohej në arritjen e këtyre standardeve edhe nëse e lidhin ngushtë me specifikat tona me ngjarjet, përderisa janë qështje shumë të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës natyrisht që disa janë kritere janë diskutabile. Do të thotë përderisa raportet fqinjësore nuk janë të mira ndëmjet Kosovës dhe Serbisë në momentin kur bëhet temë e diskutimit tek autoritetet e NATO-së dhe shtetet anëtare, njëra ndër gjërat që do të kërkohej si është epilogu i raporteve tona. Është e pa arsyeshme që kjo temë të shtyhet, të trajtohet me popullizëm, të trajtohet për politikat ditore apo edhe për nevoja të fushatës”, tha Quni. /21Media


Quni: Kosova dhe Serbia nga lufta nuk ka një marrëveshje, është një rrezik që mundet me u shfaqë

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në debatin zgjedhor në RTV21 në lidhje me sulmet në Kosovë nga Serbia dhe Rusia, ai ka thënë se mund të ketë një rrezik i cili ka mundësi të shfaqet në rajon.

“Përderisa nuk ka një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë që nga përfundimi i luftës është një rrezik permanent që në forma të ndryshme mundet me u shfaqë në rajon, por tani pas ndërhyrjes së forcave ushtarake të Rusisë në Ukrainë koeficienti i rrezikshmërisë është edhe më i lartë nga fakti se Rusia për të shpërqendruar vëmendjen qka po ndodhë në Ukrainë”, tha Quni. /21Media

Back to top button