Refuzimi i projektit për gazin, Miftaraj: Nuk pritet më mirë prej një qeverie praktikantësh

 
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë.
Miftaraj ka thënë se nuk pritet diçka më mirë nga një qeveri e përbërë nga siç thotë ai, “praktikantët dhe amaterët”.
“Qeveria refuzon projektin e gazit. Nuk pritet diçka më mirë prej një qeverie e përbërë prej praktikantëve dhe amaterave! Qeveri që mendon se me propagandë dhe fjalë të bukura qeveriset dhe mbahet shteti”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, njoftoi të enjten se Kosova nuk do ta çojë përpara projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC)./21Media

Back to top button