Regjisori fitues i Oscars akuzohet për plagjiaturë

Regjisori iranian, fitues i Oskarit, Asghar Farhadi, është thirrur të paraqitet në gjykatë në Iran për akuzat për plagjiaturë.
Një ish-student i Farhadiut, Azadeh Masihzadeh, pretendon se ai vodhi idenë për filmin e tij të fundit ”A hero”.
Mirëpo, regjisori e mohon këtë duke thënë se e ka hulumtuar historinë në mënyrë të pavarur.
Farhadi e fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë ndërkombëtar për ”A Separation”, në 2012 dhe ”The Salesman” në 2017.
Filmi ndjek Rahimin, i portretizuar nga Amir Jadidi, një baba i divorcuar i një djali të ri i cili është i burgosur në Iran për shkak të një borxhi që ai nuk ishte në gjendje ta shlyente. Gjatë një lirimi të përkohshëm dy-ditor, ai vlerësohet nga autoritetet dhe media për kthimin e një çantë të mbushur me monedha ari pronarit të saj të ligjshëm. Megjithatë, ai shpejt fillon të vihet nën dyshime.
Është vërtet e vështirë për mua të përpiqem të kthehem dhe të kujtoj se cila ishte zanafilla, çfarë e shkaktoi këtë histori. Shumë nga këto histori zhvillohen në mendjen tuaj në mënyrë të pandërgjegjshme, gradualisht fillojnë të marrin formë dhe një impuls për një skenar rritet. Kjo shkon mbase 12, 15 vjet më parë, kur mblidhja gazetat lokale dhe punoja me studentët e mi për të hetuar këto lloj historish”, ka thënë regjisori.
Megjithatë, Masihzadeh akuzoi Farhadin për vjedhjen e historisë ”All Winners, All Losers”, të cilën e hulumtoi gjatë një seminari dokumentari që regjisori dha mësim në vitin 2014 dhe i cili u shfaq në një festival filmi iranian në 2018.
Farhadi mohoi akuzat për plagjiaturë dhe ngriti një kundërpadi duke e akuzuar Masihzadeh për shpifje./21Media

Back to top button