Regjistrohen 1 mijë e 913 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 7 mijë e 219 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 913 raste të reja me koronavirus. 888 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1 mijë e 353 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 16 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 5 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 6.01.2022 deri 19.01.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2254.857 raste, prej të cilëve 226.409 janë shëruar, kurse 8.198 kanë vdekur. Maqedonia e Veriut aktualisht numëron 20.250 raste aktive me koronavirus./21Media

Back to top button