Regjistrohen pesë raste të reja me koronavirus në Malishevë

 

Në komunën e Malishevës janë regjistruar edhe pesë raste me Covid-19. Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Banjë, 1 rast në Malishevë, 1 rast në Senik dhe 1 rast në Ngucat. Sipas njoftimit të komunës, numri i rasteve aktive është 39.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, janë regjistruar 228 raste, prej tyre 168 janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 39.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button