Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe magnitudë lokale të Rihterit ML3.1 u regjistrua mëngjesin e sotëm nga Rrjeti Telemetrik Sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin Dellçevë – Berovë, 123 kilometra në juglindje të Shkupit.
Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, tërmeti ka ndodhur në orën 08:46, ndërsa është ndjerë nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinë.