Reja e bën për spital vjehrrën

Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten në Prishtinë. Një grua mori lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht nga nusja e djalit.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nusja e djalit, e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti sipas raportit 24-orësh shkon në procedurë të rregullt./21Media