Kaloni te përmbajtja kryesore

Reja publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit, mungojnë Manaj e Roshi

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) sot ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator kundër Izraelit dhe Islandës.
Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Kombeve, ku më 24 shtator luan si mysafire kundër Izraelit, kurse më 27 shtator do ta presë në shtëpi Islandën.
Trajneri i “kuqezinjve”, Edoardo Reja ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, me ç’rast ka risi në skuadër.
Fillimisht, Reja nuk i ka grumbulluar në skuadër sulmuesin e krahut Odise Roshi dhe sulmuesin qendror, Rey Manaj.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të Rejas.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button