Reka dhe Hajdari do të pranojnë detyrat ministrore

Blerim Reka dhe Rozeta Hajdari do të marrin detyrat nga ish-ministrat

Dy ministra të tjerë të Qeverisë Kurti sot do të pranojnë edhe solemnisht detyrën nga paraardhësit e tyre. Bëhet fjalë për ministrin e Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili do të pritet nga tashmë ish-ministrja, Dhurata Hoxha në ambientet e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Po ashtu, ministrja e re e Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari do të pranojë detyrën nga ish-ministri, Skënder Reçica në MPMS. Dorëzimi i detyrave ministrore te këto dy ministri do të mbahet në orën 11:00.

Back to top button