Rekomandohet që mësimi fizik të mos fillojë as më 13 shtator

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se pavarësisht të gjitha përgatitjeve për të filluar vitin e ri shkollor, rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP-ja janë që të vazhdohet me masat që janë në fuqi, duke nënkuptuar që mësimi fizik të mos fillojë as më 13 shtator.
“Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci në Facebook,
Sipas saj, është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit, teksa ka shrkaur se janë shpërndarë edhe tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. /21Media

Back to top button