Rekord i zi, 36 të vdekur në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 36 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 1.630 raste të reja.
“Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699. Në total numri i rasteve aktive është 26.575.”, ka informuar ministria.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.
“Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar tutje MSh./21Media
