Rekord me gota shampanje në Dubai

54 mijë e 740 gota shampanje u vendosën njëra mbi tjetrën në hotelin Atlantis në Dubai, duke formuar kështu një strukturë në formë piramide.
Kjo strukturë njëherësh arriti rekordin botëror si piramida më e madhe në botë nga gotat e shampanjës. Lartësia e saj arriti në 8 m e 22 cm. Në ndërtimin e piramidës kontribuoi një ekip prej disa anëtarësh nga kompania holandeze Luuk Broos Events.
Pas renditjes së gotave, ato u mbushën me shampanjën franceze Moet & Chandon, përcjell rtv21.tv
Me këtë sfidë, Luuk Broos Events theu rekordin që e mbajti vetë deri më tani, të cilin e arriti në Madrid, në vitin 2017. Atje ndërtoi piramidën me 50 mijë e 116 gota.
Përgjegjës të librit të rekordeve botërore, Guinness, me këtë rast thanë se ishte mahnitëse se si gotat qëndronin ashtu lirshëm njëra mbi tjetrën. Kulmi i kësaj, sipas tyre, ishte mbushja me shampanjë.
Ndërtimi i piramidës nga gotat e shampanjës në Dubai, ekipit i mori kohë pesë ditë, ndërkaq në vendosjen e tyre ndihmuan edhe shumë persona të tjerë.

Këtë sfidë e organizoi kompania franceze Moet & Chandon si pjesë të ngjarjeve me temë dedikuar shampanjës, të quajtura “Effervescence”, të cilat gjatë vitit që lamë pas u organizuan në më shumë se 20 qytete rreth botës.
Pas rrëzimit të piramidës, qelqi u dërgua në riciklim./21Media

Back to top button