Rekordi me duatrokitje

Dalton Meyer është 20 vjeçar nga Davenport, Ilinois i SHBA-ve. Ai qysh si fëmijë kultivoi hobin unik “duatrokitje të shpejta”.
E veçanta e këtij hobi është që personi që e praktikon atë, të arrijë të duatrokasë sa më shumë herë që mundet dhe sa më shpejtë brenda një minute.
Dalton falë këtij talenti të zhvilluar arriti rekordin botëror. Ai theu rekordin me 1,140 duatrokitje për një minutë.
Dalton në një deklaratë ka treguar se për këtë sfidë është inspiruar nga një video në Youtube, e Kent French, kur ai u quajt duatrokitësi më i shpejtë në botë. Sipas tij, kjo video e ka nxitur të ushtrojë të duatrokasë më shpejtë.
Dalton këtë rekord e arriti në mars të këtij viti, por njoftimin se rekordi i tij u pranua zyrtarisht, e mori ditë më parë./21Media

 

Back to top button