Rekordi me pompa

Listës së rekordeve në librin e Ginisit iu shtua edhe një rekord, kësaj radhe në kategorinë e realizimit të më së shumti pompave brenda një ore. Këtë rekord e arriti Daniel Scali nga Australia.
Skali këtë rekord e arriti me 3.249 pompa të cilat i bëri për një orë.
Ky rekorder, këtë rekord e arriti edhe në vitin 2022, me 3.182 pompa, por më pas atë e theu Lucas Helmke me 3.206 pompa. E kësaj radhe Skali e arriti sërish rekordin.
Rekorderi Daniel Scali ka kohë që merret me ushtrime fizike. Kur ishte 12 vjeç u diagnostifkua me një sindrom kompleks, si pasojë e të cilit kishte dhimbje muskujsh, dhe më pas i është dashur të mësojë të jetojë me sëmundjen, gjë e ka shtyrë të merret me fitnes.
Kjo mënyrë i ka ndihmuar që të përballojë sëmundjen./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA