Rekordi me vërtitje në ajër

 
Radhës së rekordeve botërore për librin e Ginisit iu shtua edhe një rekord. Fjala është për realizimin e më së shumti vërtitjeve në ajër me kokë poshtë. Këtë rekord e arriti amerikani Keith Edward Snyder, me 160 vërtitje.
Snyder theu rekordin botëror për më së shumti vërtitje në ajër, derisa në këmbë kishte të ngjitur dërrasë sërfi.
Video në të cilën Keith shihet duke u vërtitur në ajër, u xhirua në një lartësi prej 4.114 km, në qiellin mbi piramidat e Gizës në Egjipt.
Keith në video shihet i shoqëruar edhe nga dy kredhës të tjerë në ajër, ku njëri prej tyre xhiron këtë veprim të guximshëm të tij.
Snyder për këtë sfidë ka thënë se është shumë i emocionuar që ka arritur të vërtitet në ajër, të bëjë deri në 160 rrotullime të trupit me kokë poshtë, derisa në këmbë kishte dërrasën për rrëshqitje mbi dallgë deti.
Sipas tij, kur ka parë vetën në lartësi mbi piramida, disi ka fituar akoma më shumë energji. Ai ka thënë se ka qëndruar mbi atë vend që është si antenë e planetit për Universin.
Në pyetjen se si ia doli të realizojë këtë sfidë që është kaq e rrezikshme për jetën, Snyder ka thënë se këtë e arriti falë përvojës.
Ai ka thënë se tani më nuk i vjen as përzierje në stomak për shkak të vërtitjeve, sepse është mësuar.
Por Snyder ka thënë se për këtë duhet pasur edhe durim.
Vërtitja në ajër me dërrasë sërfi është sport i ngjashëm me kredhjen në ajër. Vetëm se me vërtitje në ajër, kredhësi ka edhe dërrasën e ngjitur për këmbë.
Kështu, ai mund të përformojë edhe truqe të tjera përveç vërtitjes, këtë para se të hapet parashuta./21Media

Back to top button