Remitencat shënojnë rritje në muajin maj

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin maj 2024, remitancat për prill 2024 dhe ato preliminare për maj 2024.

Sipas këtyre statistikave remitancat gjatë muajit prill arritën vlerën 113.22 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin maj ishin rreth 119.74 milionë euro, duke arritur kështu vlerën për pesë muajt e parë të vitit 2024 në 513.99 milionë euro (preliminare).

Githashtu bëhet e ditur se prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit maj kanë qenë përmes IFJB 56.31%, përmes bankave komerciale 14.98% dhe kanaleve tjera 28.71%.

”513.99 milionë euro, vlera preliminare për pesë muaj e remitancave, 56.31%, dërgesat përmes IFJB-ve ● 318.62 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve 2.90 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale 583.67 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar  60.03% kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Back to top button