Renault njofton rikthimin tre ditor në prodhim në Moskë
Prodhuesi francez i makinave, Renault rifilloi prodhimin në fabrikën në Moskë, por ky rikthim do të zgjasë vetëm tre ditë, sipas zëdhënëses Rie Yamane.
“Renault Rusia ka konfirmuar rifillimin e prodhimit, por vetëm për tre ditë”, ka thënë Yamane, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Më 28 shkurt, Renault ndaloi prodhimin pas pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia ishte pjesë kyçe në ‘perandorinë globale’ Renault, përpara se të shpërthentë lufta./21Media