Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

(Lajm i përditësuar)

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Eugen Cakolli nga KDI në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit.

Tutje Cakolli tha se, sipas afateve ligjore, data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve bie në fund të muajit nëntor, por vonesat në proces mund të shtyjnë zhvillimin e tyre deri në fund të dhjetorit.

“Data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është fundi i muajit nëntor. Nëse e marrim për bazë përvojën e vitit të kaluar, mjafton të ketë një shtyrje me një krizë të sajuar. Mjafton edhe vetë dërgimi i pyetjes presidenti apo qeveria për Gjykatën, procesi mund të zvarritet dhe vendi mund te ketë mundësi t’i drejtohet kutive të votimit më 27 dhjetor, që është një opsion që është diskutuar”, tha Cakolli.


“Rendi logjik është Qeveria, pastaj Presidenti”, Cakolli sqaron procedurat

Eugen Cakolli nga KDI në ”Click” të RTV221 ka deklaruar se nuk është e arsyeshme që zgjedhja e presidentit të vendit të trajtohet para formimit të Qeverisë, duke theksuar se rendi logjik dhe kushtetues i krijimit të institucioneve është i kundërt.

Cakolli tha se aktualisht është e vështirë të përcaktohet se cili proces duhet të konsiderohet si shkaktari i tjetrit, por sipas tij, procedurat kushtetuese janë të qarta.

“Pak e vështirë të përcaktohet kush është pula e kush është veza në këtë skenar politik. Nuk është e thënë që fillimisht të votohet për presidentin e të lihet Qeveria e dyta. Rendi logjik i gjërave, në kuadër të formimit të institucioneve, është që fillimisht të votohet Qeveria. Zgjedhja e presidentit ka afat 60-ditor, kurse konstituimi i Kuvendit ka afat më të shkurtër”, tha Cakolli.


Cakolli: Albulena Haxhiu nuk ka arsye të vonojë thirrjen e seancës konstituive

Afati ligjor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nis nga nesër, një ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ky afat është 30 ditë.

Në “Click” të RTV21, Cakolli tha se mbetet të shihet se kur do të thirret seanca konstituive e Kuvendit, por bazuar në praktikat e mëparshme, ajo zakonisht mbahet rreth dy javë pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Afati për konstituimin e Kuvendit do të fillojë nga nesër, një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve. Ky afat është 30 ditë”, tha Cakolli.

“Mbetet të shihet se kur do të thirret seanca konstituive, por duke u bazuar në rastet tjera, seanca thirret dy javë nga mbajtja e mbledhjes së KQZ-së, që i bie nga fundi i javës së ardhshme. Nuk ka ndonjë arsye që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, të mos e thërrasë dhe ta shtyej”, deklaroi Cakolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button