Renditja tabelare e Superligës së Kosovës pas tri ndeshjeve të sotme

Sot u zhvilluan tri ndeshjet e para të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja kryesore ishte në ballafaqimin ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës,  me ç’rast kampioni në fuqi mori tre pikë shumë të rëndësishme pas fitores 2-1 si mysafir.
Fitore të pritur mori Dukagjini që e mposhti Feronikelin me rezultat 4-0, kurse Drenica mori një fitore shumë të madhe në ballafaqim me Ulpianën, të cilën e mposhti me rezultat 3-1, me ç’rast e bëri luftën për mbijetesë shumë të zjarrtë.
Lider i tabelës mbetet Ballkani me 66 pikë, 11 më shumë se Drita dhe Gjilani. Llapi është në vendin e katërt me 50 pikë, i pasuar nga Prishtina me 42 dhe Dukagjini me 39 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë.
Malisheva është e teta me 37 pikë, kurse Ulpiana me 24 dhe Feronikeli me 12 pikë e mbyllin renditjen tabelare në Superligën e Kosovës.

Back to top button