Republika Çeke do të riparojë tanket ukrainase

Republika Çeke do të riparojë tanket ukrainase dhe transportuesit e blinduar të personelit të dëmtuar në luftime, konfirmoi ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Cernochova.

Ajo tha se automjetet e para do të ishin tanket ukrainase T-64, por se të tjerat – duke përfshirë automjetet luftarake të këmbësorisë – do të pasonin.

Cernochova tha se Republika Çeke ishte vendi i parë që u afrua nga Ukraina me një kërkesë për shërbimin dhe riparimin e automjeteve luftarake. Seznam tha se automjetet do të riparohen gjithashtu në fqinjin e Ukrainës, Sllovaki.

Republika Çeke ishte vendi i parë i huaj që ka furnizuar Ukrainën me tanke – T-72 të epokës sovjetike – si dhe automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1. Ka gjithashtu raporte se ka furnizuar artileri vetëlëvizëse, si dhe sisteme të shumta raketash.

Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të specifikojë sasinë dhe llojin e dërgesave në Ukrainë, duke konfirmuar vetëm se po dërgon armë të lehta dhe të rënda dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht kundërshtimeve ruse, shkruan BBC./21Media

Back to top button