Republika Çeke i bashkohet Polonisë dhe Suedisë, refuzon të luaj me Rusinë në Kupën e Botës 2022

Kombëtarja e futbollit të Republikës Çeke i është bashkuar Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur me Rusinë në një ndeshje të mundshme në kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës FIFA 2022 për meshkuj në shenjë proteste ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
“Komiteti ekzekutiv i FA çeke, anëtarët e stafit dhe lojtarët e ekipit kombëtar ranë dakord që nuk është e mundur të luhet kundër kombëtares ruse në situatën aktuale, madje as në një vend neutral. Të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi skuadra çeke në Twitter të  dielën.


Polonia dhe Suedia, individualisht, bënë njoftimet e tyre të shtunën./21Media

Back to top button